Zëvendësministri Vesli priti Kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajn
Prishtinë, 30 janar - Zëvendësministri i FSK-së, Shemsi Veseli dhe komandanti i FSK-së, kanë prit sot, në Ministrinë e FSK-së, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zotëri Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë.
Në takim morën pjesë; edhe zëvendësministri Bejtush Gashi dhe gjeneralmajor Zymer Halimi.
Me këtë rast, zëvendësministri Veseli i ka uruar zotit Haradinaj, mirëseardhje dhe e ka njoftuar me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, kapacitet aktuale dhe objektivat zhvillimor.
Ndërsa komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, ka njoftuar Kryetarin e AAK-së, me zhvillimin e FSK-së, plotësimin e kapaciteteve operacionale, formimin e Task Forcës si dhe me Rishikimin e Sektorit Strategjik të Sigurisë së Kosovës (RSSSK), pastaj me pjesëmarrjen në Nismat Regjionale A-5, për bashkëpunim ndërkombëtar, partneritetin me SHBA-t, e sidomos me Gardën Kombëtare të Shtetit të Ajovës.
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, përgëzoi stafin e MFSK-së dhe FSK-së për të arriturat e FSK-së, ku vetë ndryshimet pozitive të deri tashme janë shumë inkurajuese.
Kryetari Haredinaj e FSK-në e vlerësoi storie të suksesit. Ai po ashtu e vlerësoi lartë punën dhe dinamikën që po ndjek FSK-ja në zhvillimin e vet për tu bërë forcë profesionale dhe aftë edhe për misione jashtë vendit.