04 Maj 2024

Zëvendësministri Shurdhaj po qëndron në Washington

Prishtinë, 11 janar - Me ftesë të Bankës Botërore, Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj, po merr pjesë në Konferencën e Pestë mbi Riorganizimin e Sistemit Pensional, që po i zhvillon punimet në Washington të ShBA-ve nga data 9 deri më 11 janar 2012.

Në këtë konferencë, që e organizon Banka Botërore, po marrin pjesë përfaqësues nga 40 vende të ndryshme të botës, ku gjatë diskutimeve dhe debateve të organizuara pjesëmarrësit po diskutojnë për përvojat e organizimit të sistemit pensional në shtetet gjegjëse, duke komentuar praktikat më të mira të cilat janë treguar të suksesshme për një funksionim të drejtë të shtyllave pensionale.

Temë debati gjithashtu është edhe roli i punëdhënësit dhe punëmarrësit në pagesat e kontributeve dhe investimi i drejtë i këtyre kontributeve.

Gjithashtu është debatuar edhe për ndikimin e krizës globale në fondet pensionale dhe humbjet që janë shkaktuar nga kjo krizë në këto fonde.

Zv/ministri Shurdhaj ka pasur një sërë takimesh me përfaqësuesit  e shteteve të ndryshme, pjesëmarrës të kësaj konference, ku i ka njoftuar për sfidat me të cilat përballet Kosova në rrugën e saj drejt përmbushjes së standardeve ndërkombëtare në sferën e sigurimeve pensionale e çështje tjera nga sfera e punës dhe e punësimit, angazhimeve të shtetit të Kosovës për krijimin e një mirëqenie sa më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)