Zëvendësministri Ramadan Gashin shkarkohet nga detyra
Prishtinë, 14 qershor - Në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim të shkarkojë Ramadan Gashi nga detyra e zëvendësministrit të Ministrisë së Drejtësisë.
Gashi shkarkohet nga detyra e tij për shkak të aktakuzës së ngritur kundër tij nga prokuroria e shtetit.