16 Janar 2025

Zëvendësministri i Austrisë Michael Linhart viziton OSBE-në në Kosovë

Prishtinë, 24 maj - Michael Linhart, përfaqësuesi austriak i Kryesimit të radhës të OSBE-së dhe zëvendësministër i punëve të jashtme të Austrisë vizitoi sot Misionin e OSBE-së në Kosovë.

Linhart u prit nga Shefi i Misionit Ambasadori Jan Braathu dhe menaxhmenti i lartë, të cilët e informuan atë për aktivitetet e Misionit.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë ka qenë partner shumë i rëndësishëm në përpjekjet reformuese gjatë 18 viteve të kaluara. Me përvojën dhe ekspertizën që ka, Misioni ndihmon institucionet të arrijnë progres të konsiderueshëm. Misioni e ka përkrahjen e plotë të kryesimit Austriak të radhës të OSBE-së”, theksoi Linhart. 

Në veçanti, ai iu referua punës së bërë nga Misioni në fushat si mbrojtja e të drejtave të komuniteteve dhe mbrojta e trashëgimisë kulturore dhe fetare, promovimi i të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit, si dhe funksionimi i institucioneve demokratike dhe pjesëmarrja civile në vendimmarrje.

Linhart foli për prioritetet e Kryesimit të radhës dhe ndikimin e tyre në punën e Misionit. “Siç e dini, ne dëshirojmë t’i bashkojmë forcat tona në luftimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Kërcënimi në rritje në sigurinë vendore që vjen nga radikalizimi, kryesisht i të rinjve, përbën rrezik të menjëhershëm për të gjithë hapësirën e OSBE-së. Prandaj, në veçanti mirëpres punën që Misioni e kryen në parandalimit e ekstremizmit të dhunshëm në mesin e të rinjve dhe i përgëzojë autoritetet në Prishtinë për reagimin e tyre të fuqishëm për t’u ballafaquar me këtë problem”, nënvizoi Linhart.

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme të 11 qershorit, Ambasadori Braathu informoi për përkrahjen e mëparshme të OSBE-së në lehtësimin e zgjedhjeve për komunitetet joshumicë. Linhart nënvizoi:  “Kjo është, pa dyshim, një nga storiet më të dukshme dhe të prekshme të suksesit të Misionit. Unë vetëm mund të përgëzoj Ambasadorin Braathu dhe ekipin e tij për mënyrën pragmatike dhe fleksibile që bëri të mundur asistimin gjatë zgjedhjeve të kaluara. Kam besim që Misioni do të jap përsëri kontribut të rëndësishëm më 11 qershor”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)