29 Prill 2024

Zëvendësministri Gashi vizitë zyrtare në Arabinë Saudite dhe në Egjipt

Riad, 10 prill - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Ibrahim Gashi, më 7 dhe 8 prill zhvilloi një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite.

Në Riad, ai u prit nga Zëvendësministri i Jashtëm për Marrëdhënie Bilaterale i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid l Al Jindan. Takimi u zhvillua në një frymë shumë miqësore.

Zëvendësministri Gashi e njoftoi homologun e tij saudit për zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë dhe kërkoi nga ai dhe autoritetet e këtij shteti mik që Kosova të ndihmohet në dy rrafshe, në atë të lobimit për njohje të reja nga komuniteti i shteteve arabe dhe islamike dhe në drejtim të sjelljes së investimeve nga ky vend me ekonomi të zhvilluar në Kosovë.

Më konkretisht, u bisedua për lidhjen e disa marrëveshjeve bilaterale ndërmjet dy vendeve si parakusht për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Gjatë vizitës, Zëvendësministri Gashi vizitoi Institutin Diplomatik të MPJ-së së Arabisë Saudite me ç’rast u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi midis këtij instituti dhe Akademisë Diplomatike të MPJ-së së Republikës së Kosovës, e cila sapo është themeluar.

Gashi më këtë rast mbajti edhe një ligjëratë me diplomatë, akademikë dhe biznesmenë e bashkëpunëtorë të Institutit Diplomatik në Riad.

Gjatë ditës, Zëvendësministri Gashi takoi edhe përfaqësuesin saudit pranë Organizatës së  Konferencës Islamike (OKI) dhe përfaqësues të Bankës Islamike.

Në mbrëmje, Zëvendësministri Gashi, i shoqëruar nga Ambasadori i RKS-së në Riad, Rexhep Boja dhe Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së, Nagip Skenderi, shtruan një darkë punë për 15 ambasadorë të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën.

Të hënën, delegacioni i MPJ-së i kryesuar nga Zëvendësministri Gashi udhëtoi për Kajro, ku do të pritet nga homologu i tij egjiptian. Ai do të takojë edhe Drejtorin e Institutit Diplomatik pranë MPJ-së së Egjiptit.

Temë qendrore e bisedës do të jetë shqyrtimi i mundësisë për arritjen sa më të shpejtë të njohjes për Republikën e Kosovës nga ana e Egjiptit dhe shteteve që mund të influencohen nga ai, si dhe fillimin e bashkëpunimit midis këtij Instituti me Akademinë Diplomatike të MPJ-së së Republikës së  Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)