02 Shkurt 2025

Zëvendësministrat, brenda javës

Prishtinë, 17 dhjetor - Brenda kësaj jave pritet që Isa Mustafa të kompletojë “mega” kabinetin qeveritar me rreth 70 zëvendësministra. Duket se mosmarrëveshjet dhe “shtyrjet me bërryla” po ndikojnë që çështja e emërimeve të zëvendësministrave të prolongohet për pak ditë.

Megjithatë, zyrtarë të të dyja subjekteve politike (PDK-LDK) thonë se gjatë kësaj jave do të dihen edhe zyrtarisht emrat e atyre që do të vihen në pozitat e dyta të ekzekutivit, shkruan “Zëri”.

Deri më tani janë lakuar shumë emra të atyre që thuhet se do të emërohen në postet e zv.ministrave, megjithatë zyrtarisht nuk ka asnjë listë.

Kjo ‘mega’ Qeveri që do të jetë më e madhja jo vetëm në rajon por edhe në Evropë, duke marrë parasysh numrin e banorëve në Kosovë, ka zgjuar reagime të mëdha te partitë politike opozitare.

Ish kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë se ky kabinet qeveritar nuk është konstruktuar për t’i zgjidhur problemet që i kanë qytetarët e Kosovës, por për t’i rehatuar të afërmit dhe të dëgjueshmit e tyre.

Analisti politik, Halil Matoshi thotë për “Zërin” se veshja e shumë njerëzve me pushtet institucional është treguesi më i mirë që të ulen pakënaqësitë brenda partive.

Kritik për numrin e madh të zëvendësministrave është shprehur edhe analisti Agron Demi. Ai ia ka kujtuar Isa Mustafës premtimin e tij që e kishte dhënë gjatë fushatës elektorale, i cili ishte zotuar se nuk do ta ndjekë shembullin e Thaçit, me numër të madh të dikastereve qeveritare.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)