Zëvendëskryeministrja Tahiri viziton Mbretërinë e Bashkuar
Prishtinë, 11 korrik - Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar duke filluar nga 11 deri me 14 korrik.
Gjatë vizitës, zëvendëskryeministrja Tahiri pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të jetës politike, institucionale dhe akademike të Mbretërisë së Bashkuar.
Temë e bisedimeve do të jetë zhvillimi i marrëdhënieve në mes të dy shteteve si dhe perspektiva euroatlantike e Kosovës dhe vendeve të rajoni.