16 Janar 2025

Zëvendëskryeministrja Tahiri vizitoi Londrën

Prishtinë, 19 shkurt - Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri kaloi pesë vjetorin e pavarësisë së Kosovës në shtetin mik të Kosovës, në Britani të Madhe, bashkë me diasporën.

 
Me ftesë të ambasadorit të Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Greiçevci, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Kosovës, ku pjesëmarrës ishin zyrtarë qeveritarë, ambasadorë, dhe mbështetës e politikanë të shumtë në Britani.

 
Në fjalën e rastit, zëvendëskryeministrja Tahiri tha se kjo ditë shënon ngjarjen më të rëndësishme në historinë moderne të zhvillimit demokratik të Kosovës. “Pavarësia e Kosovës ishte ëndrra jonë, lufta dhe sakrifica e jonë.

Por, nuk ishim vetëm, kishim miq dhe aleat ndërkombëtarë të cilët janë pjesë e historisë tonë”, tha zëvendëskryeministrja Tahiri, duke shtuar se bashkërisht me miqtë tanë po e realizojmë ëndrrën tonë për një shtet të suksesshëm.

 

Ndërsa, ambasadori Lirim Greiçevci në fjalën e tij tha se Kosova suksesshëm përfundoi mbikëqyrjen e pavarësisë dhe është duke vazhduar me reformat e suksesshme në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.

 
Gjithashtu, zëvendëskryeministrja Tahiri morri pjesë edhe në disa aktivitete të organizuara nga diaspora në Britani.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)