29 Prill 2024

Zëvendëskryeministrja Tahiri udhëton sot për në Kroaci

Prishtinë, 16 prill - Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj. Edita Tahiri udhëton sot për në një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.

Në këtë vizitë Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri do të zhvillojë takime të nivelit më të lartë shtetëror, ku do të takohet me Presidentin e Kroacisë Ivo Josipović.

Në Qeverinë Kroate do të takohet me Zëvendëskryeministrin për Çështje të Brendshme, të Jashtme dhe Evropiane Neven Mimica dhe me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, znj. Vesna Pusić.

Zëvendëskryeministrja Tahiri do të zhvillojë takime në Parlamentin kroat, si dhe do të mbajë një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë. Gjatë kësaj vizite ajo do të takojë edhe përfaqësuesit e shoqatave shqiptare që veprojnë në Kroaci.