Zëvendëskryeministrja Tahiri udhëtoi sot në Ottawa
Prishtinë, 5 korrik 2011 Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Edita Tahiri, udhëtoi sot për në Ottawa të Kanadasë, për të marrë pjesë në Konferencën Botërore të Grave 2011, organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) përmes programit për zhvillim, UNDP.
Zëvendëskryeministrja Tahiri do të jetë pjesë e panelit ndërkombëtarë që ka për qëllim simulimin e dialogut në iniciativat për rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas konflikteve, si resurse në dispozicion për të promovuar barazinë gjinore dhe involvimin e gruas në vendimmarrje si potencial i mundshëm.
Po ashtu, zëvendëskryeministrja Tahiri gjatë këtij qëndrimi në Kanada do të zhvilloje takime edhe në qeverinë kanadeze.