02 Maj 2024

Zëvendëskryeministrja Tahiri në vizitë zyrtare në Slloveni

Prishtinë, 4 tetor - Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë, u nis sot në një vizitë zyrtare në Slloveni. Gjatë qëndrimit dy ditor në Lubljanë, zëvendëskryeministrja Tahiri do të ketë takime me përfaqësues të lartë të shtetit slloven, si dhe me përfaqësues të jetës politike dhe akademike në Slloveni.

Zëvendëskryeministrja, Tahiri do të pritet në një takim të veçantë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë z. Samuel Zhbogar. Po ashtu, do të takohet me përfaqësues të qeverisë të angazhuar për çështjet e sukcesionit, si dhe me personalitete të rëndësishme të jetës politike.

Ndërkaq në Universitetin e Lubjanës, znj. Tahiri, do të mbajë ligjëratë me temën, “Rruga e Kosovës drejt integrimeve Euro-Atlantike”.

Qëllimi i kësaj vizite është thellimi i marrëdhënieve mes dy shteteve, forcimi i perspektivës euro-atlantike të Kosovës si dhe rrjedhat e dialogut teknik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)