Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri udhëton për Bruksel

Prishtinë, 10 korrik - Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, njëherit kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit, udhëton sot për në Bruksel për takimet trepalësh, për çështjen e heqjes së barrikadave. Ky takim mbahet me ftesën e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Qëndrimi i Qeverisë se Kosovës është se Ura mbi lumin Ibër duhet të jetë e liruar nga çfarëdo bllokade në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe standardëve evropiane për lirinë e lëvizjes.
Poashtu Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për dialogun e Brukselit si një nga mënyrat më të mira për tejkalimin e çfarëdo pengese, dhe me një proces të koordinuar me Bashkimin Evropian do të vazhdojmë angazhimet drejt qëllimit, që të krijohen kushtet e plota për lëvizjen e lirë në Urën e Lumit Ibër.