Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri udhëton për Bruksel
Prishtinë, 2 korrik - Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, njëherit kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit, udhëton sot për Bruksel për takime bilaterale me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.
Qëllimi i vizitës është vlerësimi i ecurive në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe sfidat qe janë në ketë proces.
Me këtë rast zëvendëskryeministrja Edita Tahiri do të kërkojë serish rritjen e angazhimeve të Bashkimit Evropian për shpejtimin e procesit të zbatimi te marrëveshjeve dhe mbylljen e çështjeve të hapura në kuadër të planeve zbatuese.
Po ashtu, Zëvendëskryeministrja në mënyrë të veçantë do të diskutojë për zgjidhjen e problemit të barrikadave të reja në urën e lumit Ibër, si një problem që shkelë marrëveshjet e Brukselit dhe lëvizjen e lirë.