Zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, në vizitë zyrtare në Greqi
Prishtinë, 2 qershor - Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, niset në një vizitë zyrtare në Greqi.
Gjatë qëndrimit Athinë, zëvendëskryeministrja Tahiri do të ketë takime me përfaqësues të lartë të shtetit grek, si dhe me përfaqësues të jetës politike, akademike dhe të biznesit grek.
Zëvendëskryeministrja Tahiri do të zhvillojë një takim të veçantë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Droutsas.
Po ashtu, do të takohet me përfaqësues të qeverisë të angazhuar për integrime evropiane, pastaj me personalitete të rëndësishme të jetës politike, akademike dhe të biznesit si dhe do të zhvillojë edhe një takim të veçant në institutin për studime evropiane ELIAMEP, institut ky i cili ishte angazhuar në vazhdimësi për zgjidhjen e drejtë të çështjes se Kosovës.
Qëllimi i kësaj vizite është thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, forcimi i perspektivës euro-atlantike të rajonit dhe rëndësia e dialogut teknik për paqen dhe stabilitetit e rajonit.