28 Mars 2024

Zëvendëskryeministri Manaj viziton Parlamentin Evropian

Prishtinë, 3 shtator - Një delegacion i Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryesuar nga zëvendëskryeministri Ramë Manaj, nga data 6 deri më 10 shtator 2010, do të vizitojë Parlamentin Evropian në Strasburg.

Gjatë kësaj vizite, zëvendëskryeministri Manaj do të ketë takime të rëndësishme, në të cilat do të kërkojë thellimin e bashkëpunimit me Parlamentin dhe institucionet evropiane për promovimin e shtetësisë së Kosovës dhe konsolidimin e mëtejmë të saj.

Zëvendëskryeministri Manaj gjatë kësaj vizite do të pritet nga kryetari i Parlamentit Evropian, z. Jerzy Buzek. Po ashtu, z. Manaj do të ketë një takim edhe me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Europian, znj. Ulrike Lunacek, me shefin e grupit më të madh parlamentar, atë të Partive Popullore të Evropës, z. Joseph Daul, si dhe me përfaqësues të tjerë të Parlamentit.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, Manaj do të bëjë të qartë qëndrimin e shtetit të Kosovës për procesin e integrimeve, si dhe do të diskutojë mundësinë e thellimit të bashkëpunimit me institucionet e BE-së, Parlamentin, Këshillin e Ministrave dhe Komisionin Evropian dhe çështjen e liberalizimit të vizave. Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe raporti i progresit i Komisionit Evropian.

Vizita e zëvendëskryeministrit Manaj zhvillohet në prag të diskutimeve në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në kohën e afrimit të datave për hartimin e Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian, si dhe në vazhdën e përmbushjeve të kritereve teknike dhe politike nga Qeveria e Kosovës për të marrë udhërrëfyesin për liberalizim të vizave për Kosovën në vjeshtë të këtij viti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)