Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me ambasadorin britanik, Cliff
Prishtinë, 14 nëntor Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cameron Cliff.
Në këtë takim, u diskutua për bashkëpunimin e Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në shumë fusha, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit, ku Ambasadori Cliffi, shprehi kënaqësinë e tij për nivelin e bashkëpunimi.
Po ashtu, u diskutua edhe për gjendjen në veri të Kosovës, ku të dy bashkëbiseduesit u shprehen se në këtë pjesë të Kosovës duhet të sundojë rendi dhe ligji.
Ndërsa, në diskutimin për mundësinë e bashkëpunimit të Kosovës me Këshillin e Evropës, Zëvendëskryeministri Kuçi shprehi qëndrimin që bashkëpunimi me Këshillin e Evropës të jetë institucional dhe përfaqësimi në këtë institucion, të bëhet vetëm nga institucionet e Kosovës.