Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-ve Jorgen Andrews viziton Kosovën
Prishtinë, 23 janar - Zëvendës-ndihmës sekretari i Shteteve te Bashkuara të Amerikës (SHBA) Jorgen Andrews do të vizitoj Kosovën për t’u takuar me përfaqësuesit e qeverisë dhe shoqërisë civile të cilët merren me çështjet e sundimit të ligjit.
Gjithashtu, ZNS Andrews do të marrë pjesë në ceremoninë e dhurimit të donacionit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ku Byroja për Çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit (INL) pajisje me vlerë rreth 100,000.00 dollarë.
Po ashtu gjatë ditës së sotme Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, organizon sesionin e diskutimit me Ndihmës Asistentin e Sekretarit të Departamentit të Shtetit, Jorgan K. Andrews, Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL).
Ndihmës Asistenti i Sekretarit të Departamentit të Shtetit do t'i adresohet audiencës lidhur me rëndësinë e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë në Kosovë.
Ai do të ndaj vizionin e SHBA-ve lidhur me Kosovën në këtë fushë.