Zeqir Kiqina, koordinator i AAK-së në Drenas
Prishtinë, 21 gusht - Koordinator i Degës së AAK-së, në Drenas, emërohet Zeqir Kiqina, kjo deri në mbajtjen e zgjedhjeve në këtë Degë. Situata i krijuar në këtë Degë, si pasojë e mosfunksionimit të strukturave drejtuese atje, e për të cilat Kryesia Qendrore ka kohë që është në dijeni, e ka shtruar nevojën e riorganizimit dhe zgjedhjeve të reja në Degë.
Kryetari i deritashëm, Bujar Morina, lirohet nga të gjitha detyat dhe përgjegjësitë dhe AAK e falëndëron për bashkëpunimin e deritashëm, dhe i uron sukses kudo që të shkojë.