Zemaj: Nuk do ta votojë Hashim Thaçin për President
Prishtinë, 24 shkurt - Deputeti i LDK-së, gjithashtu anëtar i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Armend Zemaj ka thënë se nuk do ta votojë Hashim Thaçin për President dhe se sipas tij, më 7 Mars vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Këto komente, Zemaj i ka bërë në mbledhjen e Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.