Zëdhënësi i LDK-së, Fidan Jupolli kalon në AKR
Prishtinë, 22 shtator - Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fidan Jupolli, nga LDK ka kaluar ne AKR. Paknaqësitë e shumta me udheheqësinë e LDK-së e kanë shtyrë Jupollin të marre një vendim të tillë.
Kalimet nga LDK në AKR, kanë marë hov kohën e fundit. Jupollit, i parapriu edhe Korab Sejdiu, i cili do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës, e që gjithashtu e braktisi partinë e Isa Mustafës.
Fidan Jupolli është shprehur i zgënjyer me LDK-në, ndërsa ka thënë se ka qenë i bindur se po bëhet aktor i ëndërrës së ngelur përgjysmë.
Kam qenë i bindur se LDK-ja po i hap dyert për ëndërrimtarët dhe idealistët e Ibrahim Rugovës. Se LDK-ja po i hap dyert për forcat e reja, për ripërtritjen, për ringjalljen.\"
\"Kam qenë i gatshëm të sakrifikoj gjithëçka nga vetja ime, që të jem një pjesë e vogël e ëndërrës së madhe. Por fatkeqësisht, pas shumë përpjekjeve dhe mundit të madh për të kuptuar realitetin brenda kësaj partie, kam ardhur në përfundim se ëndrra e Ibrahim Rugovës dhe vizioni i tij legjendar, ka vdekur bashkë me të. LDK-ja e sotme është vetëm një fosil i LDK-së së zotit Ibrahim Rugova.\"
\"Kjo parti, për fatin e keq të Kosovës, nuk ka as potencial, as vullnet e as dije për ta vazhduar ëndërrën e Rugovës. Kjo parti, tashmë gjason në një klub të pensionistëve nostalgjik për të kaluarën dhe pothuajse fare nuk brengoset për të ardhmen. Kurse e ardhmja e Kosovës, shfaqet kogja e zymtë dhe pa perspektivë.\"
Pa një alternativë të besueshme dhe reale nga kjo parti dikur e madhe. Unë e kam kuptuar se kontributi im në LDK tashmë është i panevojshëm. i papërfillshëm, i paqenë. Prandaj kam vendosur të jap dorëheqje nga posti i zëdhënësit të LDK-së\", ka thënë Jupolli.