Zbulohen pikturat në hollin e Kuvendit të Kosovës
Prishtinë, 8 tetor - Pikturat që gjendeshin të mbuluara në hollin e Kuvendit të Kosovës, me motive kombëtare shqiptare sot janë zbuluar nga deputetë të partive opozitare, AAK, Vetëvendosje dhe NISMA.
Ato janë zbuluar nga deputeti i AAK-së Pal Lekaj dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje! Faton Topalli.
Lekaj dhe Topalli, janë ndihmuar nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, dhe ai i Nismës Fatmir Limaj.