Zbulohen muralet në Kuvend
Prishtinë, 15 tetor - Deputetët e partive opozitare sërish i kanë zbuluar muralet me motive kombëtare në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Muralet ditë më parë ishin mbuluar dhe ishin vënë piktura të tjera.
Zbulimin e këtyre muraleve e kanë bërë Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti, të cilët nuk janë penguar nga askush.