Zbogari mirëpret vendimin e kushtetueses, për specialën
Prishtinë, 15 prill - Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zbogar, ka mirëpritur publikimin e sotëm të vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai ka inkurajuar të gjithë aktorët e përfshirë që ta trajtojnë themelimin e Dhomave të Specializuara si prioritet në interesin e Kosovës.
Është e rëndësishme që Kosova të ndjek angazhimin e vet të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në prill të 2014-tës dhe të vazhdojë përpjekjet për t\'i themeluar Dhomat e Specializuara.
Sigurimi i një mjedisi të qetë ku mund të mbahet një proces gjyqësor i pavarur dhe i paanshëm është e vetmja mënyrë për t\'i adresuar akuzat serioze.
\"Dhomat e Specializuara nuk do ta ri-shkruajnë historinë as nuk do ta gjykojnë atë, por do të kërkojnë të përcaktojnë drejtësi dhe përgjegjësi për çfarëdo vepre penale individuale\", thuhet në deklaratën e Zbogarit.