Zbogari: Kriteret mund të plotësohen për një kohë të shkurt
Prishtinë, 18 dhjetor - Përfaqësuesi i Special i Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se Kosova duhet ti përmbushë kriteret e mbetura.
Sipas tij, nëse këto adresohen me sukses, Komisioni Evropian do ta propozojë heqjen e vizave për Kosovën.
Ai ka thënë se kriteret e mbetura mund të plotësohen brenda pak javësh.
Raporti merr parasysh punën e madhe të Kosovës. Besojmë se Kosova do ti përmbushë kërkesat e mbetura dhe u tha se ky ishte raporti i fundit.\"
\"Rekomandimet e mbetura do të mund të përmbushen në një kohë të shkurtër, ndoshta në disa javë, ka deklaruar Zhbogari, pas prezantimit të raportit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sipas Zhbogarit, këto janë kriteret kryesore, të cilat duhet ti përmbushë Kosova: Bartja e një numri të gjyqtarëve te pozitat e duhura në Departamentin e Krimeve të Rënda qe ka të bëjë më bartjen e pesë gjyqtarëve; zhvillimi i një historie të vendimeve gjyqësore për krimet e renda, krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Një raport i rasteve, i cili merr kohë, por duhet të fillojë dikur. Po ashtu të jenë prioritet i prokurorët dhe gjykatësit, anëtarë jopartiakë në OSHP dhe Kosova të demonstrojë se i ka zbatuar kriteret nënligjore në emrat personal.
Përfaqësuesi i BE-së, ka thënë se pa finalizim të demarkacionit me Malin e Zi, Kosova nuk do të ketë liberalizim të vizave.