29 Prill 2024

Zbogar: Zgjedhjet serbe përkeqësojnë situatën

Prishtinë, 8 mars - Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për Kosovën, Samuel Zbogar ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe mund ta përkeqësojë situatën dhe jo të zgjidhë problemet. 

Ai për mediat lokale serbe, ka theksuar se do të dëshironte që Serbia të mos organizojë zgjedhje në Kosovë dhe se BE-ja pret nga vendi që është kandidat për anëtarësim të sillet në përputhje me statusin që ka dhe të zgjidhë problemet me dialog, dhe jo njëanshëm.

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, ka deklaruar se madje edhe Rezoluta 1244 flet qartë se kush ka përgjegjësi për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë, dhe kjo nuk është Serbia.

“Organizimi i zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, nuk do të na ofrojë kah dialogu, por do të përkeqësojë situatën dhe retorikën dhe kjo nuk na çon në zgjidhje”, ka theksuar Zhbogar.

Ditë më parë, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq-Dejanoviq, ka deklaruar se zgjedhjet lokale do të mbahen në të gjitha mjediset ku këshilltarëve u ka kaluar mandati katërvjeçar, pavarësisht se a janë ato në jug apo veri të Kosovës.

Institucionet kosovare kanë kundërshtuar mbjatjen e këtyre zgjedhjeve, dhe kanë kërkuar nga Serbia që të ketë sjellje evropiane karshi Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)