Zbogar: Udhëheqësit politikë duhet vet ta zgjidhin ngërçin
Pejë, 20 tetor - Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, gjatë qëndrimit të tij në Pejë ku ka marrë pjesë në inaugurimin e projektit të efiçencës së energjisë elektrike në shkollën fillore 8 Marsi është pyetur nga mediat edhe për ngërçin politik në vend.
Zbogar nga Peja duke folur për ngërçin ka sforcuar mesazhin e tij për dalje nga kjo situatë duke iu referuar qëndrimit se zgjidhja duhet të gjendet nga vet kosovarët, raporton TV Dukagjini.
Puna ime është të nxisë udhëheqësit politikë që kanë marrë përgjegjësi nga vota e popullit që ta zgjidhin ngërçin. Në mbështesim përpjekjet e Jahjagës që ti shtyjë ata rreth një marrëveshje.\"
\"Koha po kalon por ne nuk mund që ta kryejmë punën e liderëve. Ne do të vazhdojmë të kemi besim se Kosova dhe kosovarët do e gjejnë zgjidhjen. Kjo është më e rëndësishme për Kosovën por e rëndësishme edhe për ne. Pra, jo vetëm që të gjendet një zgjidhje por kjo zgjidhje të gjendet nga vet kosovarët, ka thënë Zbogar.