Zbogar: Kosova dhe Serbia duhet të jetojnë në fqinjësi të mirë
Prishtinë, 4 prill - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Samuel Zbogar, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, të cilit i ka ofruar bashkpunimin e plotë të institucioneve të Kosovës, me qëllim të ecjes përpara të proceseve të përgjithshme të Kosovës.
Me këtë rast, Kuçi dhe Zhbogar biseduan për zhvillimet e përgjithëshme në Kosovë, me theksë të veçantë për sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe për raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian.
Po ashtu, u bisedua për raportet e Republikës së Kosovës me Republikën e Sërbisë, ku të dy bashkëbiseduesit shprehen nevojën që në mes të këtyrë dy vendeve të ketë raporte të fqinjësisë së mirë.