22 Janar 2025

Zbogar do t'i dorëzojë presidentes Raportin e Progresit

Prishtinë, 8 shtator - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga  sot gjatë ditës do të pres në takim përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.

Ky i fundit do t’i dorëzoj presidentes Jahjaga, Raportin e Progresit për vitin 2014, për Kosovën.

E sipas raportimeve të medieve, Kosova pritet të jetë me pak progres në këtë raport.

Luftimi i korrupsionit, funksionimi i gjykatave dhe shumë pjesë të tjera të raportit përmbajnë nota negative.

Ndër problemet kryesore që Raporti i Progresit evidenton janë edhe problemet me prokurimin publik, ndikimet politike në shumë fusha dhe reformimi i administratës.

Pika më kritike është ajo ku kërkohet ndryshimi i Kushtetutës, në mënyrë që Kosova të mundësojë krijimin e Gjykatës Speciale, e cila po mbahet peng për shkak të mos krijimit të institucioneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)