18 Maj 2024

Zbatimi i regjimit të vizave nis nga 1 korrik 2013

Prishtinë, 3 janar - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, lidhur me informatën e cila është publikuar në medie, rreth vendimit për zbatimin e regjimit të vizave nga ana e Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur së ky vendim nis së zbatuari nga data 1 korrik 2013.

Në medie është plasur informacioni i pasaktë, sipas të cilit, regjimi i vizave për hyrje në Kosovë për qytetarët e 87 vende të botës, do të hyjë në zbatim me 1 janar 2013.

Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 14 dhjetor 2012, “regjimi i vizave fillon së zbatuari nga data 1 korrik 2013”.

Pra, nga data 1 korrik 2013, Republika e Kosovës do të aplikojë regjimin e vizave ndaj shtetasve të 87 vendeve të botës, të cilëve nga kjo datë do t’u nevojitet pajisja me vizë hyrëse në njërin nga misionet Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Kosovës, me qëllim që të hyjnë në Republikën e  Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)