Zbatimi i marrëveshjeve, kusht për vazhdimin e dialogut
Prishtinë, 16 qershor - Lehtësuesi i dialogut Kosovë-Serbi, Robert Cooper, kur të vjen në Prishtinë, do të dëgjojë kushtëzimin e palës kosovare se pa zbatimin e marrëveshjes nuk do të ketë dialog të ri me Beogradin.
Cooper do të vizitojë javën e ardhshme Serbinë, e pastaj Kosovën në kuadër të përpjekjes së tij për të rifilluar dialogun.Cooper do të kërkojë rifillimin e dialogut dhe njëkohësisht edhe zbatimin e marrëveshjeve nga të dyja palët, ka thënë një zyrtar i BE-së në kusht anonimiteti.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës ka vendosur të mos bisedojë me palën serbe pa u zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë në Bruksel.