Zbatimi i Marrëveshjes ka mbetur pezull
Prishtinë, 4 maj - Realitetet e zbatimit të marrëveshjes së arritur midis zyrtarëve të Beogradit e Prishtinës muajin e kaluar, sjellin sfida të reja në rajonin e veriut të Kosovës të mbizotëruar nga serbët, thonë analistët.
Serbët në Kosovë thanë më parë këtë muaj se kishin në plan të thërrisnin një referendum mbi marrëveshjen, por zyrtarët e Prishtinës thanë se Serbia nuk mund të organizojë një votim në territorin e Kosovës.
Kryeministri serb Ivica Dacic, tha se marrëveshja me Prishtinën duhej të zbatohet dhe se askush nuk ka të drejtë të \"vazhdojë të tërheqë Serbinë në një fatkeqësi tjetër.
Ndërsa Beogradi ka të gjitha mekanizmat në vend për të zbatuar këtë marrëveshje, ai nuk dëshiron t\\\'i përdorë ato.
\"Mekanizmi është i thjeshtë: ndërprisni pagesat, mbyllni vendet e punës dhe e ke zgjidhur problemin e të ashtuquajturave institucione paralele,\" tha Dacic.
Zyrtarët e Beogradit do të diskutojnë me serbët nga Kosova e veriut këtë javë se si të shmangin këto masa. Megjithatë, sipas analistëve, kundërshtimi për marrëveshjen mund të jetë i vështirë për t\\\'u kapërcyer.
\"Shtetasit serbë janë në dijeni se brenda marrëveshjes ka elementë të njohjes së Kosovës, sepse ajo është një marrëveshje dypalëshe dhe ajo do të detyronte shtetasit të ishin besnikë ndaj Kushtetutës, tha për SETimes Luz Balaj, avokat nga Kosova në Institutin për Studime Kushtetuese dhe Parlamentare.
Ardian Arifaj, bashkëpunëtor i KIPRED-it, vuri në dukje se roli i Beogradit në Kosovën e veriut është tepër i rëndësishëm.
\"Beogradi mbetet kryesor për zhvillimet në Kosovën e veriut. Asgjë nuk ndodh në veri pa dijeninë dhe duart e Beogradit,\" tha ai për SETimes. Marrëveshja është një projekt ndërkombëtar e palët nuk kanë zgjidhje tjetër, përveçse ta zbatojnë atë.
Përkundër kësaj, serbët e Kosovës së veriut do të jetë të vështirë të binden.
Milan Ivanovic, president i Këshillit Kombëtar Serb të Kosovës, tha se marrëveshja e Brukselit rrezikon interesat jetike të serbëve dhe se plani për zbatimin është edhe më i keq.
Partia opozitare e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, ishte kritike ndaj marrëveshjes.
\"Integrimi institucional është integrimi i përfaqësuesve serbë, jo i serbëve. Kështu që, integrimi i kufizuar në integrimin institucional është i brishtë. Integrimi është një çështje barazie, jo një çështje tolerance\", tha Kurti.