17 Maj 2024

Zbatimi i IBM-së është njohje e shtetit te Kosovës nga ana e Serbisë

Prishtinë, 12 dhjetor - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka informuar sot deputetët e Kuvendit për takimin e zhvilluar me homologun e tij serb, Ivica Daçiq.

Duke folur para deputetëve, kreu i qeverisë u shpreh se në këtë takim është biseduar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, porta 1 dhe në pikëkalimin në Merdare, tashmë veç ka filluar dhe është funksionalizuar.

“Implementimi i marrëveshjes se IBM-së ka filluar tani e dy ditë. Zbatimi i kësaj marrëveshje është de fakto dhe de jure njohje e shtetit te Kosovës nga ana e Serbisë. Në pikat tjera në Bërnjak dhe tek Dhe i Bardh kjo marrëveshje do të nis të implementohet deri në fund të këtij viti.\"

Në dy pikat tjera kufitare, ajo në Bërnjak dhe tek Dheu i Bardhë, do të përfundojë zbatimi i IBM-it deri në përfundim të muajit, pra deri më 31 dhjetor.

Çështja e dytë që është adresuar është arritja e marrëveshjes për hapjen e zyrave ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd dhe të Serbisë në Prishtinë.

\"Në takimin e fundit është arritur edhe marrëveshje e fillimit të hapesë së zyrave ndërlidhëse. Këto zyre fillimesh do te vendosen në zyrat e BE-së, si ne Kosovë ashtu edhe ne Beograd. Hapja e zyrave do të behët deri në fund të muajt dhjetor\", ka thënë kryeministri Thaçi.

Qytetarët që jetojnë në veri të Kosovës sipas tij duhet të bashkëpunojnë me të gjitha agjencitë qeveritare, me qëllim që të evitohen problemet e mundshme që mund të ngriten nga grupe të ndryshme të interesit, të cilat janë kundër vendosjes së rendit dhe ligjit në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.

Çështja e shpërbërjes së strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë dhe financimi i tyre sipas Thaçit do të jetë një temë e veçantë  e cila do të diskutohet në takimin e radhës që do të mbahet më 17 janar 2013, së paku kështu është planifikuar.




Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)