Zarif uroi besimtarët ortodoks me rastin e Krishtlindjes
Prishtinë, 6 janar - I dërguari i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Farid Zarif uroi besimtarët ortodoks me rastin e Krishtlindjes.
Kjo është kohë e tolerancës dhe harmonisë ndërmjet fqinjëve. Është koha kur mblidhemi me të dashurit dhe në frymën e paqes dhe vullnetit të mirë,thuhet në urimin e shefit të UNMIK-ut.