Zarif: UNMIK do të zbatojë qasje pragmatike dhe konstruktive
Prishtinë, 17 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot priti në takim të dërguarin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Farid Zarif.
Kryeministri Mustafa e falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për përkrahjen që UNMIK-u ka dhënë në proceset në Kosovë, si dhe siguroj edhe njëherë për vullnetin dhe gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të punuar së bashku, duke u mbështetur në realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së pavarësisë.
I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zarif, duke e uruar për pozitën e re, e siguroj kryeministrin Mustafa, që UNMIK-u do të bashkëpunojë dhe do të zbatojë qasje pragmatike dhe konstruktive.
Në takim u bisedua për çështje që dalin nga dialogu, për zbatimin e marrëveshjeve, si dhe aspekte tjera që lidhen me zhvillimin ekonomik të Kosovës.