Zarif shpreh shqetësim për situatën në veri të vendit
Prishtinë, 5 shkurt - Shefi i misionit të UNMIK-ut Farid Zarif ka dënuar incidentin e së hënës në pjesën veriore të Mitrovicës, ku janë lënduar dy fëmijë të komunitetit serb.
Me anë të një komunikate për media, shefi i UNMIK-ut është shprehur se është djerë i shokuar nga lajmi për incidentin.
Jam ndjerë thellë i shokuar pas dëgjimit të lajmit për sulmin në një shtëpi në pjesën veriore të Mitrovicës nga i cili janë lënduar dy fëmijë nga eksplozivi i cili ishtë hedhur në shtëpinë e tyre që ndodhët në lagjen Mahalla e Boshnjakëve.
Ky është një veprim qyqar i cili nuk është i pranueshëm nga asnjë shoqëri, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e shefit të UNMIK-ut, duke shtuar se shpërthimi i fundit vije pas disa të tjerëve të ndodhura gjatë javës së fundit në pjesën veriore të Mitrovicës.
UNMIK ka mirëpritur fillimin e hetimeve nga Policia e Kosovës dhe EULEX, dhe ka kërkuar nga të gjithë që në rastë se kanë informacione lidhur me këto raste të bashkëpunojnë me organet e rendit.