Zajednica me kompetenca të autonomisë?
Me kompetenca ekzekutive në fushën e arsimit, në shëndetësi, administratë, me Kuvend, kryetar e nënkryetar, buxhet sa gjysma e shtetit të Kosovës, me Civilna Zastita të konvertuar në polici, telefoni të veten..., Zajednica serbe do të jetë autonomi brenda Kosovës.
Kështu vlerësojnë politologët dhe përfaqësuesit e opozitës kosovare, disa nga të cilët, shpresojnë që marrëveshja e 25 gushtit, të mos zbatohet si disa nga të shkuarat. Sipas tyre, Serbia do ta shfrytëzojë Asociacionin për tu përzier në punët e brendshme të Kosovës.
Mirëpo, në anën tjetër Qeveria e Kosovës vazhdon të insistojë se marrëveshja për Asociacionin është pragmatike që nuk ka lidhje me kompetenca ekzekutive. Madje në Qeveri e quajnë naivitet deklaratën se Asociacioni i Komunave Serbe përbën autonomi territoriale e politike për serbët.
/Zëri/