Zaim Hajredini zgjedhet Kryetar i degës së AKR-së në Dragash
Dragash, 27 maj - Është mbajtur Kuvendi i tretë zgjedhor i Degës së Aleancës Kosova e Re në Dragash.
Në Kuvend, përveç mysafirëve dhe delegatëve i pranishëm ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, z.Ibrahim Makolli si dhe anëtarë të Kryesisë së partisë nga qendra.
Në prani të 78 delegatëve Kuvend filloi punën sipas rendit të ditës, ku me shumicë votash Kryetar i degës së AKR-së në Dragash u zgjodh Zaim Hajredini.
Kryetari I sapozgjedhur I degës së Dragashit falenderoi delegatët për besimin e dhënë duke premtuar se do të angazhohet maksimalisht në rritjen dhe forcimin e kësaj dege.
Më pas Kuvendi zgjodhi edhe Kryesinë e Degës prej 15 anëtarëve.