Ymeri:Thaçi, përgjegjës kryesor për mos anëtarësim në UNESCO
Prishtinë, 13 nëntor - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, dështimin për tu anëtarësuar në UNESCO do të na ndjek neve si shtet, për një kohë të gjatë.
Dhe sipas Ymerit, përgjegjësia e drejtpërdrejt politike bie mbi Hashim Thaçin, tash ministër i Jashtëm e më parë kryeministër i Kosovës.
Dështimi për sigurimin e votave madje edhe të shteteve që na kanë njohur nuk do koment. Aq më i rëndë është fakti kur 3 vende, Japonia, Polonia e Koreja e Jugut, të cilat abstenuan, janë njëkohësisht shtete të cilat nuk kanë nguruar fare ta njohin Kosovën dhe në të cilat ndikimi diplomatik i ShBA-ve është jashtëzakonisht i madh. Si dështoi Thaçi ti sigurojë të paktën këto vota PËR? Apo edhe këto na qenkan vende diktatoriale!?, ka shkruar ndër tjerash Ymeri në Facebook.
Ja postimi i plotë i tij:
Dështimi për tu anëtarësuar në UNESCO do të na ndjek, neve si shtet, për një kohë të gjatë. Përgjegjësia e drejtpërdrejt politike bie mbi Hashim Thaçin, tash ministër i jashtëm e më parë kryeministër i Republikës.
Ka shumë faktorë që e kanë kushtëzuar këtë dështim. Por kryesori nga ta lidhet me Hashim Thaçin, me paaftësinë, sharlatanizmin e ambicien e tij të sëmurë personale.
Dështimi për sigurimin e votave madje edhe të shteteve që na kanë njohur nuk do koment. Aq më i rëndë është fakti kur 3 vende, Japonia, Polonia e Koreja e Jugut, të cilat abstenuan, janë njëkohësisht shtete të cilat nuk kanë nguruar fare ta njohin Kosovën dhe në të cilat ndikimi diplomatik i ShBA-ve është jashtëzakonisht i madh. Si dështoi Thaçi ti sigurojë të paktën këto vota PËR? Apo edhe këto na qenkan vende diktatoriale!?
Procesi nuk duket të ketë qenë i mbështetur, ashtu siç po thuhet, nga shtetet e Quintit që nga fillimi i tij.
Fushata ka qenë e orientuar kah diplomacia publike e jo kah ajo klasike, për qëllime promovimi personal të Hashim Thaçit e Petrit Selimit, e që rezultoi në fund me disfatë të madhe. Ajo është udhëhequr si ndërmarrje private e Hashim Thaçit. Ndërkohë që tash dështimin po do tia faturojë tërë Republikës së Kosovës.
Fushata e Hashim Thaçit e Petrit Selimit nuk e ka respektuar fare parimin e konfindencialitetit dhe heshtjes duke bërë shumë bujë e tepër shumë reklamë personale nëpër rrjetet sociale e faqen e internetit të MPJ-së, gjë që e ka dëmtuar shumë procesin e lobimit.
Hashim Thaçi është sjellur karshi konferencës së UNESCO-s sikur aty shefa të shefave të ishin Adem Grabovci e Ismet Beqiri, të cilët i sjellë e i pshtjellë. Por ja që kjo sjellje e pshtjellje e Hashim Thaçit po i kushton shumë shtrenjtë Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të kësaj Republike.
Nuk mund të shpëtohet edhe Thaçi edhe Republika. Ne duhet ta shpëtojmë Republikën. Prandaj Thaçi duhet të dorëhiqet.