Ymeri: Thaçi sbëhet president pa plotësuar kërkesat e Listës Serbe
Prishtinë, 25 shkurt - Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri deklaron se Hashim Thaçi nuk mund të bëhet president pa plotësuar kërkesat e Listës Srpska, subjekti që përfaqëson serbët e Kosovës.
Ymeri shkruan në Facebook se Lista Srpska ka nisur ta kërcënojë Thaçin.
Aq shumë e do pushtetin Thaçi, sa që është gati të premtojë e t\'i japë gjithçka Serbisë për t\'u bërë president i Kosovës, konstaton Ymeri ndërsa shton se ne nuk do ta lejojmë kurorëzimin e presidentit të Listës Srpska, Hashim Thaçit.\"
\"Demokracia, barazia, shteti i së drejtës dhe i zhvillimit, këto janë alternativat më të mira që i duhen qytetarëve të Kosovës, përfshi këtu edhe minoritetin serb. Askujt nuk i duhet Lista Srpska e Beogradit dhe shërbyesi i tyre, Hashim Thaçi, këta faktorë të përçarjes dhe të dezintegrimit komunitar, shoqëror, ekonomik e shtetëror, shkruan kreu i VV-së, Visar Ymeri.