Ymeri: Opozita në Kuvend është treguar më e fuqishme sesa pozita
Prishtinë, 30 dhjetor - Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se në 2015-në opozita në Kuvend është treguar më e fuqishme sesa pozita.
Ymeri në një intervistë për Epokën e re ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të vdekur marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Sipas Ymerit, kjo Qeveri nuk ka as legjitimitet e as legalitet të vazhdojë më tutje.
Ai ka thënë se zgjedhjet e parakohshme do të sillnin frymëmarrje të re demokratike në vend.
Kreu i VV-së ka paralajmëruar se protesta e 9 janarit do të jetë qytetare, masive dhe paqësore.