19 Janar 2025

Ymeri: Opozita e bashkuar kërkon zgjedhje të reja parlamentare

Prishtinë, 25 mars -   Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka deklarur se opozita e bashkuar ka marrë vendim ta shtyjë protestën e paralajmëruar për nesër.

\"Opozita e bashkuar ka nevojë për më shumë konsolidim të brendshëm e për zgjerim të frontit opozitar. Regjimi autoritar në Kosovë luftohet suksesshëm vetëm me Alternativë të bashkuar qytetare e shoqërore\", ka shkruar ai në |Facebook\".

Sipas tij po ashtu, duke pasur parasysh provokimet dhe sulmet policore mbi aktivitetet tona opozitare është më mirë që në vigjile të festës së Pashkëve të mos mbahet kjo protestë, por ajo të shtyhet për një datë tjetër.

Opozita e bashkuar duhet të jetë edhe më e vendosur në kundërshtimin e \'Zajednicës\' së Serbisë që kjo qeveri synon ta ringjallë dhe të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi që na i humb mbi 8.200 hektarë.

Presim që Komisioni ad-hoc për vlerësimin e Marrëveshjes për Demarkacion ta konfirmojë qëndrimi tonë opozitar, si qëndrim i drejtë dhe i argumentuar. Kosova nuk ka tokë për të falur.

\"Opozita e bashkuar kërkon zgjedhje të reja parlamentare sepse qeveria aktuale është dëshmuar si anti-kushtetuese, kurse kërkesa jonë për referendum u pat refuzuar prej saj\", ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)