15 Janar 2025

Ymeri: Ne kemi alternativë, kurse të tjerët duan vetëm kryeministrin

Prishtinë, 2 qershor - Kryetari Visar Ymeri nga tubimi i Vetëvendosje!-s në Shterpcë tha se me 12 qershor po bëhen 18 vite që kur Kosova është çliruar nga Serbia, por gjendja në këtë komunë mbetet e rëndë.
 
“Pra kemi sot vendbanime në Kosovë ku situata është si para vitit 1998. Dhe kjo është pasojë e këtij pushteti që qeverisë gjithë këto vite”, tha Visar Ymeri.
 
“Strukturat paralele të Serbisë kanë pushtetin real, mbajnë flamurin e Serbisë këtu. Çka është e çuditshme në këtë mes është, jo se si veprojnë strukturat paralele, por struktura e policisë këtu. Policia punon për përndjekjen e aktivistëve kundër pushtetit dhe për dëbimin e veprimtarëve nga Shqipëria, kuse nu merret fare me strukturat paralele\", theksoi po ashtu Ymeri.
 
Ai shtoi tutje se Vetëvendosje! është gati për të qeverisur.
 
“Shpesh po na pyesin qytetarët a jeni gati për me qeverisë. Vetëvendosje! ka qenë e vetmja që ka qenë gati për një kohë të gjatë”, tha Ymeri para qytetarëve të Shterpcës.
 
Për partitë e tjera, kryetari i VV-së tha se nuk kanë program, kurse për Haradinajn e Hotin tha se vetëm duan të bëhen kryeminista. Ai tha se plani i tyre ka vetëm korrupsionin e krimin, kurse VV ka alternativën.
 
Në fund ai numëroi 40 prioritetet e Lëvizjes dhe bëri thirrje që me 11 qershor të votohet numri 35, të votohet Lëvizja Vetëvendosje!.

Albulena Haxhiu në Shterpcë: Edhe 9 ditë Kosovës i kthehet dinjiteti

Në tubimin e parë të ditës së tretë të fushatës, në komunën e Shterpcës, ish-deputetja dhe kandidatja për deputete Albulena Haxhiu, tha se me 11 qershor qytetarët do të ndëshkojnë ata që bën pazare me Republikën. \"11 qershori do të jetë dita kur qytetarët e Kosovës do t\'i ndëshkojnë zhvatësit e matrapazët, servilët e tradhëtarët\", tha Albulena Haxhiu para qytetarëve të Shterpcës.
 
Ajo më tej shtoi se Vetëvendosje! garanton qeverisje për zhvillim ekonomik, mirëQenie e barazi. Si dhe përmendi disa nga prioritetet kryesore, me theks të veçantë strehimin për ata që nuk kanë kulm mbi kokë dhe shtesat për fëmijë \"Me qeverisjen e Vetëvendosje!-s do të zhbëhen marrëveshjet që cënojne integritetin e Republikës\", tha po ashtu Albulena Haxhiu.
 
Në fund të fjalës së saj, ajo përmendi edhe mungesën e drejtësisë, duke kujtuar vdekjen e Astrit Deharit dhe mbajtjen në arrest të 4 aktivistëve të tjerë. Me këtë rast, ajo premtoi se me qeverisjen e Vetëvendosje!-s nuk do të ketë hakmarrje, por drejtësi. \"Kanë mbetur 9 ditë nga dita e zgjedhjeve, kanë mbetur 9 ditë kur Kosovës i kthehet dinjiteti\", përfundoi fjalën e saj, duke bërë thirrje që me 11 qershor të mbështet ndryshimi i madh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)