Ymeri: Mustafa po na përgatit për kompromisin e radhës mbi Zajednicën
Prishtinë, 5 korrik - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Kryeministri Isa Mustafa përmës farsës së transparencës po dëshiron të na përgatisë për kompromisin e radhës mbi Zajednicën.
\"Dikur thoshte se me të ardhur në pushtet do të ndërrohet qasja në bisedime, kurse sot 6 muaj pas krijimi të Qeverisë jemi dëshmitarë se e gjithë energjia Kosovës po i shkon në negociata me Serbinë e në Gjykatën Speciale të imponuar po nga Serbia. Sduhet harruar se kompromisi mbi Zajednicën është bërë me tu pranuar Marrëveshja e 19 Prillit, e diskutimet mbi formën e Asociacionit janë vazhdim i tij\", ka shkruar ai në \"Facebook\".
Sipas tij më këtë qasje, Isa Mustafa do të mbahet mend si ndjekësi më besnik i politikave të PDK-së drejt krijimit të entitetit autonom serb brenda Kosovës.
\"Por ai duhet ta ketë të qartë që ndarja e Kosovës përmes Zajednicës është e papranueshme\", ka theksuar ai.