Ymeri: Mustafa e Thaçi, po i kërcënojnë qytetarët
Prishtinë, 5 shkurt - Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Visar Ymeri, ka reaguar për deklaratat e Kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçit.
\"Përfaqësuesit e Zajednicës, Mustafa e Thaçi, paskan filluar prapë ti kërcënojnë qytetarët protestues. Gjuha e egërsuar e tyre e dëshmon frikën personale që e kanë nga protestat. Këta e kanë kuptuar që koha e tyre në krye të institucioneve ka kaluar, që legjitimiteti politik e demokratik i tyre nuk ka ekzistuar kurrë, që qenia e tyre politike e bazuar vetëm në gënjeshtra, shantazhe e kërcënime më nuk do të pranohet. Edhe Zajednica e edhe mendësia qeverisëse e saj e trupëzuar në Mustafën e Thaçin tashmë kanë vdekur. Shpifjet e tyre paranojake për vrasje policësh e grushtshtet janë shqelmat e fundit", thuhet në komunikatën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.