18 Janar 2025

Ymeri: Kushtetuta e Kaçanikut, më e mirë se kjo e Kosovës

Prishtinë, 7 shtator - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, me rastin e 26-vjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut, ka thënë se kjo kushtetutë është më e mirë së Kushtetuta e Kosovës e cila është miratuar pas shpalljes së pavarësisë.

“Kjo Kushtetutë e Gazmend Zajmit ishte shumë më e mirë dhe më e drejtë sesa kjo e Arsim Bajramit e Hajredin Kuçit. Ajo nuk e kishte nenin absurd e antidemokratik 1.3 që i bën shqiptarët fajtorë”, ka shkruar Ymeri në profilin e vet në “Facebook”.

\"Sot bëhen 26 vjet nga miratimi Kushtetutës së Republikës së Kosovës, apo siç njihet Kushtetuta e Kaçanikut. Kjo Kushtetutë e shkruar nga Akademiku Gazmend Zajmi, në Nenin e parë të saj përcakton që “Republika e Kosovës është shtet demokratik i Kombit shqiptar dhe i pjesëtarëve të kombeve të tjera dhe i pakicave kombëtare, të shtetasve të vetë; serbëve, myslimanëve, malazezëve, kroatëve, turqve, romëve e të tjerëve që jetojnë në Kosovë.” (Neni 1)\", ka shkruar Ymeri në Facebook.

\"Kjo Kushtetutë e Gazmend Zajmit ishte shumë më e mirë dhe më e drejtë sesa kjo e Arsim Bajramit e Hajredin Kuçit. Ajo nuk e kishte nenin absurd e antidemokratik 1.3 që i bën shqiptarët fajtorë\", ka theksuar ai.

Sipas tij njëkohësisht Kushtetuta e Kaçanikut kushtëzonte që “Organizimi i jetës ekonomike dhe sociale rregullohet në mënyrën që të gjithë qytetarëve t’u sigurojë standard të jetesës në pajtim me drejtësinë, të bazuar në punën e tërësishme, si burim i mirëqenies, dhe në pajtim me dinjitetin njerëzor.” (Neni 24)

\"Pra në qendër ishte njeriu, shoqëria, drejtësia, mirëqenia dhe dinjiteti, e jo tregu, privatja...
Kushtetuta e Kaçanikut krijonte një hapësirë shtetërore dhe ekonomike demokratike, dhe hapësirë për ndërmarrësin private, por aktivitetin ekonomik ia nënshtronte mirëqenies shoqërore. Pra kushtëzonte një ekonomi që krijon mirëqenie për shoqërinë, e jo një shoqëri që e sakrifikon mirëqenien për tregun\", ka theksuar ai.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)