15 Janar 2025

Ymeri: Kufiri me Malin e Zi të diskutohet me Podgoricën zyrtare

Prishtinë, 14 korrik - Visar Ymeri, drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila mori pak më shumë se 27 përqind të votave në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë, ndodhet në Shtetet e Bashkuara për bisedime me zyrtarë dhe ligjvënës amerikanë.

Në intervistën me Zërin e Amerikës, zoti Ymeri tha se nëse vjen në qeveri, pikëpamja e Vetvendosjes është të diskutohet çështja e shënjimit të kufit me Malin e Zi me Podgoricën zyrtare, për ta ndryshuar marrëveshjen.

“Ne nuk duam konflikt me Malin e Zi, por duam marrëdhënie të mira,” tha zoti Ymeri.

Ai tha se dialogu i deritanishëm me Serbinë në Bruksel më shumë ka shkaktuar dëme sesa ka sjellë dobi.

Vetvendosja kërkon gjithashtu një qasje të re përsa i përket marrëdhënieve me Serbinë, të cilat, tha zoti Ymeri duhet të ndërtohen mbi parimin e fqinjësisë së mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)