18 Janar 2025

Ymeri: Kryederri Mustafa do organizim represiv kundër Republikës

Prishtinë, 10 gusht - Sot, Lëvizja Vetëvedosje! mbajti një konferencë për media ku kryetari, Ymeri foli rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Në fjalën e tij,  Ymeri tha se çështja e demarkacionit është një prej çështjeve më të delegjitimuara publikisht që kemi pasur ndonjëherë në Kosovë.

\"Të gjtiha argumentet e faktuara dhe të prezentuara nga ekspertë të fushave të ndryshme, nga përfaqësues politik, e dëshmojnë rrudhjen e territorit të Republikës së Kosovës përmes kësaj marrëveshje. Përkundër kësaj Isa Mustafa, me Hashim Thaçin e Kadri Veselin po vazhdojnë me procedimin e marrëveshjes.\" tha ai duke shtuar se kjo e rrënon përfundimisht çfarëdo ideje të demokracisë dhe legjitimitetit politik.

Më tej, z. Ymeri tha se procedimi i marrëveshjes në qeveri, para se të fillojë debati për për këtë çështje, dëshmon se Isa Mustafa dhe përcjellësit e tij nuk e çajnë kokën për argumente, por vetëm për interesat e tyre që përherë bien ndesh me interesat e vendit. 

Z. Ymeri poashtu përmendi kundërshtimin qytetarë ndaj kësaj marrëveshje, duke theksuar se një qeveri e përgjegjshme do të ndalej e të reflektonte, por këta të tre kanë vendosur që ta fusin vendin në një krizë të thellë sa për t\'i imponuar qëllimet e veta.

\"Këta 3 po e përjetojnë veten sikur të jenë pronarë faktik të Kosovës dhe si të tillë mund të bëjnë ç‘të duan me të. Këta janë derrat në skenën tonë politike, me Isa Mustafën si kryederri. Këta derra po duan ta shndërrojnë Kosovën në Fermë të Kafshëve, mu sikur në librin e George Orwellit, organizim represiv kundër Republikës.\" tha z. Ymeri duke përfunduar se kjo marrëveshje është cungim i dhunshëm i territorit të Kosovës dhe si e tillë nuk do ta pranojmë dhe do ta luftojmë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)