23 Janar 2025

Ymeri kërkon mbledhje të përbashkëta te komisioneve parlamentare

Prishtinë, 24 mars - Një delegacion i drejtuar nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim nga Lëvizja Vetëvendosje! morri pjesë Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Aida Dërguti, dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, të cilët u pritën edhe nga Këshilltari në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, Andi Xhoi, dhe Sekretarja e Parë, Lorena Gjana.

Gjatë takimit palët diksutuan lidhur me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u mbajt dje në Tiranë, dhe Ambasadori Minxhozi shpjegoi disa prej temave të diskutuara në mbledhjen e dy qeverive si dhe llojin e marrëveshjeve të arritura. Ambasadori Minxhozi e vuri theksin te nevoja për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Për më shumë, Ambasadori Minxhozi e uroi Kryetarin Ymeri për zgjedhjen e tij në krye të Lëvizjes Vetëvendosje!.  

Nga ana e tij, Kryetari Ymeri propozoi që mbledhje të tilla mes dy qeverive të ndiqen edhe me mbledhje të përbashkëta midis komisioneve parlamentare të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjeve të arritura si dhe për të propozuar edhe marrëveshje të tjera në të ardhmen.

Kryetari Ymeri e mbështeti nevojën për rritjen e bashkëpunimit ekonomik  me qëllim ndërtimin e një tregu të unifikuar.

Ai gjithashtu e njoftoi Ambasadorin Minxhozi lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe ligjit për Gjykatën Speciale, duke shprehur shqetësimin e tij lidhur me pasojat e këtyre zhvillimeve për shtetin e Kosovës.

Kryetari Ymeri e njoftoi gjithashtu Ambasadorin Minxhozi me ndryshimet e tjera që kanë ndodhur në Kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje! që prej zgjedhjeve të brendshme që janë mbajtur gjatë këtij muaji.   

Ne fund, palët u dakorduan që ta intensifikojnë edhe më tej komunikimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)