23 Janar 2025

Ymeri i reagon Thaçit

Prishtinë, 15 prill - Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri, reagon ndaj deklaratave të zv.kryeministrit Hashim Thaçi, duke treguar që këto deklarata kërcënuese flasin për planin e Qeverisë për t’i shtypur me dhunë protestat paqësore.

Më poshtë e keni deklaratën e plotë të Ymerit.

Me deklaratën e tij kërcënuese, zv.kryeministri Thaçi, e tregoi planin e Qeverisë për të shtypur protestat paqësore. Paralajmërimi i vetëm për protesta të dhunshme, po vjen nga Qeveria. Kjo pra flet për planet e qeverisë dhe aspak për planet e subjekteve opozitare.
Siç e kemi thënë deri tash, protesta e së shtunës do të jetë paqësore dhe po organizohet për realizimin e këtyre kërkesave:


- Të shfuqizohen vendimet e ZRrEE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike,
- Trepça të shpallet me ligj ndërmarrje publike me status të veçantë,
- Të shkarkohet Hajredin Kuçi,
- Të dorëhiqet Enver Hasani,
- Të shkarkohet menaxhmenti i RTK-së dhe
- Të ndalet krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të distancohet nga deklaratat e tilla të zv.kryeministrit Thaçi, që kanë për qëllim shtypjen me dhunë të protestave paqësore.
Në vend që Qeveria e Kosovës t’i kërcënojë qytetarët me dhunë, ajo duhet të kujdeset për mirëqenien e tyre dhe t’iu garantojë siguri gjatë protestave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)