15 Janar 2025

Ymeri e Kurti takohen me ambasadorin O’Connell

Prishtinë, 8 gusht - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, dhe i nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje!, Albin Kurti, pritën sot në takim Ambasadorin e Brtanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell.

Në takim u diskutua rëndësia e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, dhe nevoja për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fusha të ndryshme.

E veçanërisht në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe luftën ndaj krimit e korrupsionit. 

 Me theks të veçantë u bisedua edhe për zhvillimet e fundit politke dhe konstituimin e Kuvendit, ku nga të dyja palët u theksua rëndësia e formimit të institucioneve sa më parë.

Po ashtu u diskutua edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor, dhe angazhimin për një proces elektoral të rregullt e demokratik.

Përfaqësuesit e Vetëvendosje!-s, Ymeri e Kurti, falënderuan ambasadorin O'Connell për vizitën, e veçanërisht për kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë Britania e Madhe për Kosovën.

E po ashtu u shpreh interesim i dyanshëm për të vazhduar komunikimin dhe për takime të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)